Greva bllokon Lufthansan, njofton ndërprerjen e 1300 fluturimeve

102

Ditën e sotme, kompania ajrore gjermane “Lufthansa”, njoftoi ndërprerjen e 1300 fluturimeve për të enjten dhe të premte.

Kompania dështoi para drejtësisë, në bllokimin e thirrjes për grevë, nga sindikata e ekuipazhit “UFO”.

“Rreth 2300, nga 3000 fluturime të parashikuara, do kryhen të enjten, si dhe 2400 nga 3000 të parashikuara, do kryen të premten, duke prekur kështu rreth 180.000 pasagjerë”, theksoi kompania në një komunikatë.

“Greva do të fillojë sot në orën 23:00 GMT dhe do të zgjasë deri të premten në orën 23:00 GMT. Ajo do të përfshijë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane, që do të jenë brenda vendit ose ndërkombëtare”, sipas UFO.

“Sindikata vendosi ta ndërmarrë këtë lëvizje sociale për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të “Lufthansa”-s për të negociuar mbi pretendimet e saj”, theksoi UFO në një komunikatë.