Greqia sot në referendum, i pari pas 40 vjetësh

448
Referendumi i sotëm në Greqi, i pari që prej 40 vjetësh, do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e vendit. Referendumi i fundit që u mbajt në shtetin grek, ishte në vitin 1974 dhe i dha fund monarkisë duke vendosur Republikën.
Në total, shtatë referendume janë organizuar në shekullin XX në Greqi, nga viti 1920 deri në vitin 1974, të përqendruar në dilemën monarki apo republikë në periudha të tensionuara, theksoi politologu, Ilias Nikolakopoulos.
“Është hera e parë që zhvillohet një referendum që përfshin një çështje të karakterit politik ndërkombëtar dhe kombëtar dhe kjo është e një rëndësie të veçantë”, theksoi ai.
Një tjetër referendum për një propozim të kreditorëve të vendit (BE, BQE, FMN), për sa i përket borxhit grek dështoi në vitin 2011 duke çuar në rrëzimin e kryeministrit socialist, Jorgos Papandreu.
Këtë herë zgjedhësit do t’i përgjigjen pyetjes ”A duhet të pranohet propozimi i paraqitur nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë Eurogrupit të 25 qershorit?”.
Referendumi që do të zhvillohet sot rrezikon të ket ë pasoja politike afatshkurtra. Ministri i Financave, Janis Varufaqis ka theksuar tashmë se do të jepte dorëheqjen në rast të fitores së ”Po”-së. Cipras mbetet më evaziv duke u shprehur se do të reagonte në rast dështimi sipas parimeve të Kushtetutës.
Sigal