Greqia sot afatin e fundit për shlyerjen e borxhit kreditorëve

516
Sot në mesnatë përfundon afati që Greqia duhet t’i shlyejë borxhin prej 1.6 miliardë euro kreditorëve europianë. Kryeministri grek Aleksis Tsipras këroi shtyrjen e afatit, por nuk u pranua nga euro-grupi.
Udhëheqësit e BE paralajmëruan të dielën se një refuzim i propozimeve të kreditorëve do të thotë largim të Greqisë nga zona euro. Ndërkohë kryeministri grek i ka bërë thirrje votuesve që të hedhin poshtë kërkesat e kreditorëve me anë të një referendumi që do të mbahet më 5 korrik. 
Tsipras tha se një votë e qartë kundër masave shtrënguese do të ndihmojë Greqinë për të negociuar një zgjidhje më të mirë ndaj krizës. Bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj u ndërprenë javën e kaluar, duke çuar në mbylljen e bankave greke.
Sigal