Greqia shpëton më shumë se 1000 imigrantë në pjesën lindore të Detit Egje

431
Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar se kanë shpëtuar më shumë se 1 mijë imigrantë nga pjesa lindore e Detit Egje, nga e premtja në mëngjes, deri sot në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve të rojeve janë shpëtuar 1,161 njerëz gjatë 37 operacioneve të kërkim-shpëtimit në disa ujra greke.
Nga ana tjetër, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot kanë filluar fazën e parë të operacionit ushtarak kundër trafikantëve të njerëzve në rajonin e Mesdheut. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se 28 vendet anëtare të BE-së i janë përgjigjur me shpejtësi krizës së imigrantëve, e cila po zhvillohet në brigjet e saj jugore.
Lidertët e BE-së në samitin e jashtëzakonshëm të prillit u pajtuan për hartimin e një plani gjithëpërfshirës për çështjen e burimit të imigrantëve ilegalë, ndërsa parashihej edhe opsioni ushtarak për t’i ndjekur trafikantët e njerëzve që po punojnë në Libi.
Sigal