Greqia njeh shtetin e Palestinës

565
Parlamenti grek miratoi sot një rezolutë që i kërkon qeverisë greke të njohë shtetin palestinez gjatë një seance të veçantë, me pjesëmarrjen e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, në vizitë zyrtare në Athinë.
“Të gjitha partitë kanë votuar në mbështetje të kësaj rezolute që i kërkon qevrisë greke të promovojë procedurat e duhura për njohjen e një shteti palestinez dhe çdo përpjekje diplomatike për rifillimin e bisedimeve për paqe në rajon”, theksoi kreu i Parlamentit, Nikos Voutsis.
Ky votim u zhvillua një javë pas një rezolute në këtë kuadër miratuar me unanimitet nga komisioni për Mbrojtjen dhe Çështjet e Jashtme të Parlamentit.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras njoftoi dje në përfundim të takimeve me Mahmud Abbas zyrtarizimin e emrit Palestinë në dokumentet greke duke zëvendësurar termin “Autoritet palestinez”, të përdorur deri tani.
“Vizita e Abbas në Greqi është nënshkrimi i riforcimit të marrëdhënieve tradicionalisht historike mes dy vendeve”, theksoi Cipras.
Sigal