Greqia, një hap larg marrëveshjes me huadhënësit

410
Greqia dhe huadhënësit e saj duket se janë vetëm një hap larg arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e memorandumit të tretë të ndihmës prej 86 miliardë eurosh, që do të marrë Athina në këmbim të reformave të thella strukturore dhe financiare, për të shmangur kolapsin ekonomik dhe për të qëndruar në zonën e monedhës së përbashkët, Euro. Bisedimet shumorëshe të ditës së shtunë midis qeverisë greke dhe specialistëve të kuartetit të huadhënësve – të përbërë nga BE, BQE, FMN dhe ESM, – janë pasuar nga ato të së dielës dhe vlerësohet se deri të martën do të jetë përfunduar plotësisht lista e plotë e masave dhe reformave të kërkuara.
Sigal