Greqia nis shpërndarjen e emigrantëve

434
Qindra emigrantë ilegalë janë zhvendosur nga ishujt grekë gjatë së premtes, për të lehtësuar situatën e rënduar që është krijuar nga ardhja e mijëra emigrantëve kryesisht nga Siria. Në të njëjtën kohë, emigrantët e grumbulluar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë qëndrojnë në pritje për të udhëtuar në veri të kontinentit që po përballet me fluksin e njerëzve që largohen nga shtetet e tyre të detyruar nga varfëria apo konfliktet. Mbrëmjen e së premtes në Portin e Pireut mbërritën mbi 2200 emigrantë me një traget të vendosur posaçërisht nga qeveria greke. Kjo ishte hera e dytë që trageti transportoi emigrantë nga ishujt, ndërsa autoritetet po përpiqen të lehtësojnë situatën e krijuar në ishujt në kufi me Turqinë.
Sigal