Greqia në udhëkryq në zgjedhjet e kryeministrit të 18-të të pasluftës

471
Sigal

Vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund të vrasin armikun tuaj. Me votim mund të vrasin të ardhmen e fëmijëve tuaj”. Abraham Lincoln

Greqia ndodhet në udhëkryq dhe në një krizë ekonomike dhe politike në zgjedhjen e kryeministrit të18-të të pas luftës, duke mos marre parasysh juntën ushtarake që drejtoi vendin 1967-1974. Zgjedhjet e parakohshme të 25 Janarit padyshim do të sjellin të papritura për shtetin helen, si dhe as do të japin një zgjidhje përfundimtare, pasi testimet e shumta sjellin në vend të tretë partinë e “Agimit të Artë” dhe nëse ndodh kjo, atëherë vendi përsëri do të kalojë në zgjedhje të tjera. Një shqetësim tjetër është zgjedhja e Presidentit të vendit, që në ditën e parë të parlamentit të ri, në një kohë që ende nuk është formuar qeveria. Por një krizë tjetër parashikohet, që sipas sondazheve, do të ndikojë edhe në krijimin e qeverisë, pasi fitorja e opozitës SYRIZA ka mbyllur çdo mundësi për një koalicion me Nea Dhimokratia, që ish në qeverisjen e vendit, po ashtu me PASOK-un apo me Agimin e Artë. Opozita “SYRIZA” vazhdon të kryesojë me 4-5% ndaj “Nea Dhimokratias”, që kjo e fundit e qeveris vendin që nga 20 qershori i 2012 me kryeministër Andonin Samaras. Për zgjedhjet e 25 Janarit kanë paraqitur pranë Gjykatës së Lartë 21 parti, katër koalicioneve dhe një përzierje të kandidatëve të pavarur. Testimet e fundit nxjerrin në garë 9 parti, ku 6 prej tyre kanë të sigurte mandatin e deputetit. Edhe këtë radhë si radhën e shkuar marrin pjesë të parën herë dy parti të porsa krijuar më 2014 ( Partia “Potami” dhe “Lëvizja Sociale Demokrate” me kryetar ish kryeministrin Jorgo Papandreu. Për të parën herë ndodh që udhëheqja e një partie ( Agimi i Artë) të jetë në burg me akuzën të një organizate kriminale, por kjo nuk ka penguar që kjo parti të parashikohet të zërë vendin e tretë.
Disa të dhëna mbi Greqinë
Greqia u bë e pavarur në 1830, dhe anëtare e Bashkimit Evropian që nga Janari 1981, ndërsa në eurozonë bën pjesë që nga viti 2001, si dhe në NATO-s që nga viti 1952 dhe është një nga anëtarët themelues i OKB-së në vitin 1945. Është një vend i zhvilluar me të ardhura të larta për frymë dhe shumë të lartë Indeksit të Zhvillimit Njerëzor. Renditur si vendi më të mirë të 21 në cilësinë e jetës në botë për vitin 2010.
Zgjedhja e presidentit
Mungesa e tolerancës në zgjedhjen e presidentit të 15-të, Stavro Dhima, çoi vendin në zgjedhjet e parakohshme, duke i kushtuar vendit 2.3 milionë euro, para të dhëna për 9-të partitë më kryesore të vendit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të janarit 2015 erdhën si shkak nga paaftësia për të zgjedhur Presidentin 15-të të Republikës në Parlamentin helen. Kandidati i vetëm, Stavros Dimas, i cili ishte propozuar dhe mbështetur nga Nea Dhimokratia (Demokracinë e Re). PASOK dhe disa deputetëve të pavarur, nuk mundën të siguronin numrin e kërkuar të 180 votave për t’u zgjedhur edhe as në votimin e tretë, që u mbajt më 29 dhjetor 2014 dhe sipas Kushtetutës së Greqisë, parlamenti u shpërbë dhe zgjedhjet u shpallën më 25 janar 2015.
Pasiguria, 18 miliardë euro në një ditë
Pasiguria ka bërë që vetëm në një ditë populli i trembur i është drejtuar bankave të vendit, duke tërhequr 1.8 miliard euro, në një kohë që emigrantët tanë kanë të depozituara rreth 3 miliard euro. Vonesa në pagat për 1.2 miliardë punonjës të sektorëve të ndryshme të vendit, shkojnë deri në 15 muaj.
Siriza, ditën e hënë Greqia kthen faqen e historisë
Kështu ka theksuar kreu i saj Aleksis Cipra nga mitingu i fundit i mbajtur në qytetin e Patrës.
Greqia ditën e hënë kthehet dhe shkon përpara për një të ardhme plot shpresë dhe optimizëm. Nëse doni një parashikim të sigurt për atë që do të ndodhë në shkurt, ajo nuk do të jetë se Greqia do të falimentojë. Është se në Partia Demokracia e Re, do të jetë në kërkim për një udhëheqës, sepse i vetmi që ka falimentuar do të jetë zoti Samaras dhe krahu i ekstremit të djathtë, që qeverisi për kaq shumë vite.
Programi elektoral
Di të bëjë premtime me realitetin? Di të prekë masën e popullit që nga 4% që ishte më parë do të drejtojë vendin? Por, megjithatë, kreu Aleksi Cipras me moshë të re di të prekë zemrat e popullit në momente më të vështira, ekonomike dhe politike. Ai vjen në këto zgjedhje, duke u mbështetur në programin e fundit të saj, mbajtur në kongresin e fundit të saj në Selanik, ku thelbësore janë: rritja e rrogave, ulja e papunësisë, pensionet të mos kalojnë kufirin e varfërisë, siguria e shtëpisë nga rreziku i kredive bankare. Angazhimi në uljen e taksave në të ardhurat e ulëta dhe të ardhura e mesme. Rivendosja e kufirit pa taksa me të ardhurat mujore prej 12,000 € për të gjithë, për fermerët, të punësuarit e profesionet të pavarur, si dhe pensionistet. Ndalimi me ligj zbritjen për borxhet e subvencioneve evropiane, ndihmë dhe financimin për fermerët. Rivendosja e pagës minimale mujore në sektorin privat në 751 € për të gjithë, pavarësisht nga mosha e tyre. Dhuratë me rastin e Krishtlindjeve, për të gjithë ata që kanë një pension deri 700 €. Gjithashtu, një taksë të drejtë për oligarkinë që do të paguajë me një gërshetim rivendosjen e demokracisë në vend.
Qëndrimi politik
Një shqetësim i madh për të mbetet politika që do të ndjekë Europa ndaj tij, por edhe ky ndaj saj. Një shqetësim i madh për të mbetet kancelarja “Merkel”,  ku vetë Merkel, në shumë fjalime të saj duket se nuk e simpatizon  Aleksis Cipras, udhëheqësin e SYRIZA, për qëndrimet e tij të majta, në një kohë që problemi kryesor mbetet borxhi i madh i Greqisë ndaj Europës. Në lidhje me Shqipërinë deri më sot, Cipra nuk ka shprehur asnjë qëndrim, pasi kushtet e momentit e detyrojnë atë ta ketë me Shqipërinë. Është e njohur se kjo parti nuk ka lidhje me asnjë nga partitë tona të majta në Shqipëri, ashtu siç ka PS-ja me PASOK-un. U mësua se një forcë e re politike nga Shqipëria, që është Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve ( LDSH) ka krijuar lidhjet e para me anën e kreut të saj Astrit Kosturi. Me këtë Parti kandidon edhe një shtetas shqiptar i ardhur nga emigracioni si dhe një nga Bullgaria, gjithashtu është në mbrojtje për të drejtat e emigrantëve. Siriza vjen në këto zgjedhje me mesazhin se shpresa po vjen, përballë kritikave të shtypit, të cilat e cilësojnë atë si një njeri të rrezikshëm i fesë ortodokse dhe për mbarë Greqinë. Kjo Parti u krijua para 25 vjetësh në mbështetje të 19 grupimeve të organizmave dhe shoqatave të majta, ndërsa sot ka në gjirin e saj shumë deputetë të PASOK-ut apo të të Majtës Demokratike. Është një nga partitë që mbështet integrimin e emigrantëve në vendin saj, duke kritikuar ashpër qëndrimin e qeverisë së Andonit Samaras. Për këtë, shumë emigrantë shqiptarë që kanë të drejtën e votës mund të votojnë për këtë parti të majtë.
Partitë kryesore që zbresin në votime janë:
Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos
Demokracia e Re, Andoni Samaras
Grekët e Pavarur, Panos Kamenos
Lumi, Stavros Theodhoraqis
Lëvizja Demokratët Socialistë, Jorgo Papandreu
Të Gjelbërit- E Majta Demokratike, Nikos Krisogjelos Fotis Kuveli
Partia Komuniste Greke, Dhimitris Kutcubas
PASOK-grupi Demokrat, Evagjelos Venizellos
SYRIZA, Aleksis Cipras

Shpëtim Zinjxhiria