Greqia në moment kritik, Varoufakis: Qytetarët nuk do humbasin 30% të kursimeve

421
Me referendumin qeveria greke po përpiqet t’ua hedhë votuesve barrën e përgjegjësisë për dështimin e negociatave me huadhënësit ndërkombëtarë. Demokracia në Greqi është në rrezik, mendon Spiros Moskovou. Referendumi i së dielës shënon një moment kthese në historinë e re greke. Në rradhë të parë ai organizohet lidhur me propozimet e fundit për kursime dhe reforma të kreditorëve të vendit falimentuar. Qeveria Cipras i hodhi poshtë ato duke u larguar nga tavolina e negociatave. Tani ajo nxjerr votuesit grekë për të votuar, që t’i mbështesin udhëheqësit e tyre me një “Jo” të fortë. 
Një raport i Financial Times se qytetarët grekë të cilët kanë kursime në bankë mund të humbin 30 për qind të dispozitave të tyre bankare për të mbështetur sistemin bankar të vendit të tyre, nga ministri grek i financave, Yanis Varoufakis është cilësuar si “thashethemë me qëllim të keq”.
Përmes një postimi në Twitter, Varoufakis vuri në dukje se kreu i Shoqatës së Bankave Greke e ka quajtur këtë pretendim si “krejtësisht të pabazë”. E përditshmja britanike, duke cituar bankierë të paidentifikuar dhe biznesmenë, kishte raportuar se depozituesit grekë me mbi 8,000 euro në llogaritë e tyre bankare, mund të jenë të detyruar të japin një shumë parashë, njësoj siç ka ndodhur edhe me qytetarët e Qipros në vitin 2013, kur fondet e pasiguruara u konfiskuan me qëllim të stabilizimit të sektorit financiar. Bankat greke janë mbullur që prej fillimit të javës.
Sigal