Greqia i paguan një tjetër këst FMN-së, vendi drejt falimentit

478
ATHINE-Greqia i ka dhënë dhe një tjetër këst Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas atij të një muaji më parë ku i dha 450 milion dollarë. Sipas minsitrisë greke të Financave, FMN-së sot i kanë kaluar edhe 200 milion euro, e ndërsa një tjetër pagesë do të bëhet në 12 maj.
Ministri grek i Financave i ka premtuar shefes së FMN-së, se Athina do të shlyejë gjithë borxhin, që kap shifrën e 458 milionë euro.
Yanis Varoufakis shpreson se Lagarde do te ndihmoje ne përshpejtimin e negociatave te Athinës me kreditoret, pasi BE dhe FMN kanë ngrirë ndihmën per vendin në pritje të një marrëveshjeje për reformat e Greqisë.
Ndërkohë, edhe parashikimet e reja të Komisionit Europian për ekonominë greke janë dëshpëruese. Ritmi i zhvillimit, sipas Brukselit, do të jetë rreth 0.5%, nga 2.5% që ishte parashikimi për këtë vit, ndërsa papunësia mbetet ende në shifrat 25.5%. 
Sigal