Sigal

Vijon vala e tërmeteve në detin Jon, në jugperëndim të greqisë.

Pas tërmetit 6.4 ballë të shkallës rihter që shkundi tre ditë më parë ishullin Zakintho, dhe u pasua nga 50 lëkundje të tjera, dy tërmete të fuqishme janë ndjerë mbrëmjen e sotme.

Një tërmet me magnitudë 4.6 dhe një tjetër 3.9 janë regjistruar me epiqendër në detin Jon ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Zakintho dhe Kefalonia. Nuk ka raportime për dëme.