Greqia feston sot 182- vjetorin e Pavarësisë kombëtare

6837
Sigal

Revolucioni grek, ishte një luftë e suksesshme e pavarësisë kundër pushtimit osman e zhvilluar midis viteve 1821 dhe 1832

Lufta greke e Pavarësisë, e njohur ndryshe edhe si Revolucioni Grek, ishte një luftë e suksesshme e pavarësisë e zhvilluar nga revolucionarët grekë midis viteve 1821 dhe 1832, me aleancën e mëvonshme nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, dhe disa fuqi të tjera europiane kundër Perandorisë Osmane, të cilët u ndihmuan nga vasalët e tyre, të Egjiptit, dhe pjesërisht nga Beylik i Tunizisë.

Pas rënies së Perandorisë Bizantine dhe krijimit të Perandorisë Osmane në vitin 1453, pjesa më e madhe e Greqisë ra nën sundimin turk. Gjatë kësaj kohe, ka pasur disa përpjekje revoltash nga grekët për të fituar pavarësinë nga kontrolli osman. Në vitin 1814, një organizatë sekrete e quajtur Filiki Eteria u themelua me qëllim çlirimin e Greqisë. Filiki Eteria planifikoi që të niste revoltat në Peloponez, Principatat e Danubit, në Kostandinopojë dhe në zonat përreth saj. Revolta e parë filloi më 6 mars 1821 në Principatat e Danubit, por u rrëzua shpejt nga osmanët. Ngjarjet në veri nxitën grekët në Peloponez që të vepronin dhe më 17 mars 1821, Maniotët i shpallën luftë osmanëve. Kjo deklaratë ishte fillimi i një “Pranvere” ose veprimesh revolucionare nga shtetet e tjera të kontrolluara kundër Perandorisë Osmane.

Deri në fund të muajit, Peloponezi ishte në revoltë të hapur kundër turqve dhe në tetor 1821, grekët nën udhëheqjen e Theodoros Kolokotronis kishin kapur Tripolitsën. Revolta e Peloponezit u pasua shpejt nga revolta të tjera në Kretë, Maqedoni dhe Greqinë Qendrore, të cilat do të shtypeshin shpejt. Ndërkohë, marina e improvizuar greke po korrte suksese kundër marinës osmane në detin Egje dhe ndaluan që përforcime të mëtejshme osmane të vinin nga deti.

Tensionet plasën shpejt në mesin e fraksioneve të ndryshme greke, duke çuar në zhvillimin e dy luftërave civile të njëpasnjëshme. Ndërkohë, sulltani osman negocioi me Mehmet Aliun e Egjiptit, dhe ranë dakord për të dërguar djalin e tij Ibrahim Pasha në Greqi me një ushtri për të shtypur revoltën në shkëmbim të përfitimeve territoriale. Ibrahimi zbarkoi në Peloponez në shkurt të vitit 1825 dhe pati sukses të menjëhershëm: deri në fund të vitit 1825, shumica e Peloponezit ishte nën kontrollin e Egjiptit, dhe qyteti i Missolongit, i cili ishte nën rrethim nga turqit që nga prilli i 1825-ës, ra në prill 1826. Edhe pse Ibrahimi u mund në Mani, ai kishte arritur të shtypte pjesën më të madhe të revoltës në Peloponez dhe Athina ishte rimarrë.

Pas vitesh negociatash, tri Fuqitë e Mëdha, Rusia, Britania dhe Franca, vendosën të ndërhynin në konflikt dhe secili shtet dërgoi një flotë në Greqi. Pas lajmeve të dala se një flotë e kombinuar osmane – egjiptiane ishte duke shkuar për të sulmuar ishullin grek të Hidrës, flota e aleatëve kapi flotën osmane- egjiptiane në Navarino. Pas një javë të gjatë ngecjeje, filloi një betejë e cila rezultoi në shkatërrimin e flotës osmane- egjiptiane. Me ndihmën e një force ekspedite franceze, grekët dëbuan turqit nga Peloponezi dhe vazhduan me pjesën tjetër të kapur të Greqisë Qendrore në vitin 1828. Si rezultat i negociatave të gjata, Greqia u njoh më në fund si shtet i pavarur në maj të vitit 1832.

Revolucioni festohet më 25 mars nga shteti modern grek, i cili e konsideron si një ditë kombëtare.

Pas revolucionit

Pasojat e revolucionit grek ishin disi i paqarta pasi mbaroi gjithçka. Një shtet i pavarur grek ishte themeluar, por me një Britani, Rusi dhe Francë që pretendonin për një rol të madh në politikën greke, të vendosej një anëtar i dinastisë Bavareze si sundimtar, dhe krijimi i një ushtrie mercenare. Vendi, i cili ishte rrënuar nga pasojat e dhjetë viteve luftë, ishte plotë refugjatë të zhvendosur nga territoret e pushtuara, dhe shfaqi nevojën për një seri reformash gjatë disa dekadave. Popullsia e shtetit të ri numëronte 800.000 njerëz, që përfaqësonte më pak se një të tretën e 2.5 milionë banorëve grekë në Perandorinë Osmane. Gjatë një pjese të madhe të shekullit të ardhshëm, shteti grek kërkonte çlirimin e “papërmbushur” të grekëve të Perandorisë Osmane, në përputhje me Megali Idenë, pra, qëllimin e bashkimit të të gjithë grekëve në një vend. Duke e parë në perspektivën historike afatgjatë, kjo ngjarje shënoi fillimin e rënies së Perandorisë Osmane, pavarësisht nga madhësia e vogël dhe varfërimi i shtetit të ri grek. Për herë të parë, një popull me subjekte të krishterë kishte arritur pavarësinë nga sundimi osman dhe kishte themeluar një shtet plotësisht të pavarur, i njohur nga Europa. Ndërsa më parë vetëm kombet e mëdha ( të tillë si britanikët apo francezët ) u gjykuan të denjë nga ana e Fuqive të Mëdha të Evropës për vetëvendosje kombëtare, revolta greke kishte legjitimuar konceptin e komb-shteteve të vogla dhe inkurajoi lëvizjet nacionaliste në mesin e popujve të tjerë, që ishin të nënshtruar nga Perandoria Osmane. Serbët, bullgarët, rumunët dhe armenët të gjithë luftuan dhe fituan pavarësinë e tyre. Shteti i sapo krijuar grek do të bëhej një trampolinë për zgjerimin e mëtejshëm të territorit të Greqisë dhe pjesë të Maqedonisë, Kretës, Epirit, shumë ishuj të Egjeut dhe territore të tjera greqisht-folëse do të bashkoheshin me shtetin e ri grek.

Fakte

Emri i shkurtër: GREQI

Emri zyrtar: Republika Helene

Emri shkurtër vendas: Ellas apo Ellada

Emri i gjatë vendas: Elliniki Dhimokratia

Vendndodhja: Europa jugore, në kufi me Detin Egje, Detin Jon dhe Detin Mesdhe, ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë

Sipërfaqja: 131,940 km2

Kryeqyteti: Athina

Pavarësia: 1829 (nga Perandoria Osmane)

Festa Kombëtare: Dita e Pavarësisë, 25 mars (1821)

Kushtetuta: 11 qershor 1975; e ndryshuar në mars 1986

Popullsia: 10,623,835 (vlerësim i korrikut 2001)

E drejta e votës: 18 vjeç; e përgjithshme dhe e detyrueshme

Etnia: greke 94%, shqiptare 4%, 2% të tjerë

Gjuhë: greke 99% (zyrtare), anglisht, frëngjisht

Feja: ortodoksë grekë 98%, myslimanë 1.3%, të tjerë 0.7%

Kufijtë tokësorë: të përgjithshëm: 1,210 km vendet kufitare: Shqipëria 282 km, Bullgaria 494 km, Turqia 206 km, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë 228 km

Vija bregdetare: 13,676 km Të drejtat detare: shtresa kontinentale: thellësia 200 m ose deri në thellësinë e shfrytëzimit deti territorial: 6 MD

Klima: e butë; dimër të butë, me lagështirë; verë të nxehtë, të thatë

Terreni: shumica malor me vargmale që shtrihen në det si gadishuj apo varg ishujsh

Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deti Mesdhe 0 m pika më e lartë: Mali i Olimpit 2,917 m

Burime natyrore: bokside, linjit, magnez, naftë, mermerë, kapacitet hidroenergjetik