Greqia dhe Maqedonia premtojnë zgjidhjen e emrit dhe përforcim të marëdhenieve

466
“Do të punojmë fort me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sa i përket çështjes së shumëdebatuar të emrit”. Këtë premtim kanë bërë Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë gjatë një konferece të përbashkët për shtyp në kryeqytetin Shkup.
Kreu i diplomacisë maqedonase, Nikola Popovski u shpreh: “Unë mendoj se bisedimet e ministrave të jashtëm të dy vendeve janw një shenjë dhe një hap i mirë që ne mund të përmirësojnë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të krijojmë një klimë pozitive për të zgjidhur problemin kyç të çështjes së emrit, i cili qëndron i pazgjidhur për dy dekada. Fillimisht duhet të krijojmë një klimë të mirë dhe pastaj të trajtojmë këtë çështje, e cila nuk është e lehtë , ndaj dhe nuk është zgjidhur deri tani”.
Popovski dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias thanë se vendet e tyre do të punojë më shumë për të ndërtuar besimin reciprok, pasi janë pikërisht mosmarrëveshjet me Greqinë ato që kanë bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian .
Athina ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë pasi vendi ballkanik shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991 dhe mori emrin e Maqedonisë, duke thënë se emri nënkuptonte pretendime territoriale të shtetit ballkanik për provincën veriore me të njëjtin emër të Greqisë. Takimi i minsitrave të jashtëm vjen në kohën kur Maqedonia ndodhet në një krizë të brendshme, ende pa zgjidhje, ku gjithcka pritet të zbardhet më 29 qershor në takimin e radhës mes liderëve të partive kryesore në vend, i cili do të mbahet në Bruksel.
Sigal