Greqia bëhet më e ashpër me azilkërkuesit, ja arsyeja

460
Sigal

Greqia do të mbyllë kampet e mbipopulluara me refugjatë në ishujt rreth e rrotull dhe do t’i zëvendësojë ata me më shumë qendra mbajtëse, një forcim i theksuar ky i qëndrimit të saj ndaj azilkërkuesve nga vendi që u gjend në vijën e parë të emigracionit në Evropë, njoftoi Reuters.

Qeveria e re konservatore që e mundi të majtën Syriza në zgjedhjet e korrikut, tha të mërkurën se do të forcojë kontrollet në kufijtë e Greqisë dhe do të qartësojë pengesat në procedurat e verifikimit të azilit që i kanë lënë mijëra njerëz që ikën nga konflikti, në harresë.

Kushtet e jetesës në rreth 37 mijë persona në kampe, të njohura si “pika vlimi” në pesë ishujt e Egjeut, janë konsideruar nga grupet e ndihmave si të tmerrshme.

Greqia po përballet aktualisht me një valë të re refugjatësh.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas u tha autoriteteve se do të krijonin qendra të mbyllura të para-nisjes”, që do të mund ta bënin më të lehtë të kontrolloheshin lëvizjet e azilkërkuesve dhe të parandalonte ata të hidheshin në kontinent.

“Një mesazh i qartë do t’ju dërgohet atyre që planifikojnë, mendojnë ose që hyjnë në vend ilegalisht kur ata nuk kanë të drejtë për azil,” tha ai. “Ata duhet ta kuptojnë…në qoftë se ata i japin para një trafikanti për t’i sjellë në Greqi,  do ta humbin të drejtën”.

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që mbërritën në Greqi këtë vit ka qenë më i larti që nga 2015-2016 kur më shumë se një milion njerëz ikën nga konflikti dhe arritën në Evropë.

Qendrat që do të mbyllen përfshijnë kampin famëkeq Moria në ishullin Lesbos. Krijuar për të strehuar 3000 njerëz, në fakt 15 mijë njerëz i kanë dyndur aty, vëren Reuters.

Ai do të zëvendësohet me një strukturë të mbyllur që do të përpunojë prurjet e reja dhe njerëzit që  kërkesa për azil iu është refuzuar.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis tha se strukturat do të jenë gati në gusht të 2020-ës. Ai u tha se autoritetet duan të zhvendosin 20 mijë njerëz drejt steres deri në fund të vitit dhe të krijojnë një agjenci të vetme të ngarkuar me mbrojtjen e kufirit.

Duke iu referuar kërkesave në pritje për azil. Stefanis tha: “Shifrat janë të mëdha dhe kjo është arsyeja pse ne kemi futur një ligj që nga 1 janari do të përshpejtojë procesin.”