Greqia arreston 3 kurdë për trafik armësh

494
Roja bregdetare greke në bashkëpunim me forcat policore kanë arrestuar tre kurdë irakianë në dy operacione të ndara, teksa po tentonin të transportonin një sasi të madhe armësh dhe municionesh në Turqi.
Të moshave 35, 36 dhe 40 vjec, të pajisur me pasaporta britanike, trafikantët u kapën në afërsi të kufirit me turqinë teksa në makinën e tyre me rimorkio u gjetën reth 20 pistoleta dhe pushkë e dhjetëra mijëra fishekë.
Në momentin e arrestimit, 40-vjeçarit iu gjetën me vete katër pistoleta dhe 200 mijë fishekë. Kurse dy të tjerët, 35 dhe 36 vjeç kishin 18 pushkë dhe 27 mijë fishekë.
Policia greke ka publikuar foto dhe video të armëve të kapura në operacionet anti trafikut. Megjithatë autoritet greke deklarojnë se nuk ka asnjë provë që i lidh të arretsuarit me shtetin islamik.
Arrestimet erdhën pas hetimeve nga shërbimet sekrete të vendit, teska mbi të arrestuarit rëndon akuza posedim i paligjshëm i armëve dhe kontrabandim i tyre.
Sigal