Ballina Bota dhe Rajoni Greqi/ Zjarri shkrumbon Kinetën

Greqi/ Zjarri shkrumbon Kinetën

928
Sigal

Këto foto dëshmojnë më së miri dëmet kolosale nga zjarri në Kineta të Greqisë, një lokalitet turistik mjaft i preferuar.

Që nga mëngjesi i së hënës kur u shfaq vatra e parë, zjarri ka djegur pemë dhe shtëpi, teksa banorët po përpiqen të shpëtojnë pronën e tyre me çdo mjet.

Zjarri u përhap me shpejtësi shpejt në pjesën veriore të Kinetës, veçanërisht në zonat e Maroula, Galini, Panorama.

Puna e zjarrfikësve pengohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.

25 deri në 30 shtëpi u bënë hi nga flakët, ndërsa autoritetet thonë se është tepër herët për të pasur një përllogaritje të dëmeve nga fatkeqësia natyrore.

Banorët e zonës janë angazhuar me mjete primitive në ndihmë të punonjësve të zjarrfikësve, për të kontribuar sadopak në vënien në kontroll të zjarrit.