Greqi/ Zjarr i madh në një spital psikiatrie, 3 viktima

416
Një zjarr masiv ka përfshirë të pasditen e sotme një spitali psikiatrie, në Athinë. Sipas mediave greke, bëhet me dije se nga zjarri në spitalin e Defni ka pasur edhe 3 viktima. Flakët e kanë pasur origjinën në katin e parë të spitalit, ndërkohë që u përhapën me shpejtësi në gjithë katet e tjera. Pjesa më e madhe e tij është evakuuar, ndërkohë që dyshohet se viktimat mund të jenë pacientë të spitalit. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, për shuarjen e tij thuhet se janë angazhuar 33 zjarrfikës me 10 mjete.
Sigal