Greqi/ Vritet në burgun e Koridalos shqiptari

667
Sigal

Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridalosit në Greqi, ku sapo ishte transferuar.

Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes ‘Protothema’, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.

Albert Bako

Albert Bako ishte në burg pasi në Nëntor të 2014-s, hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona. Gjithashtu, sëbashku me një tjetër person ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.

Në atë kohë, policia e cilësoi Bakon si një individ psikopatik, me profilin e një vrasësi serial.

Image