Sigal

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një vajzë 16 vjeçare në zonën e Argos Orestiko, Greqi, ku ajo ka denoncuar një 23 vjeçar shqiptar se e ka përdhunuar.

Sipas ‘Sentra.gr’, ky incident ka ndodhur të enjten mbrëma kur vajza e re u takua me shqiptarin pasi ishin njohur në Facebook.

Ata shkuan mbrëmjen e djeshme në një pyll në zonën e Kastorias me makinën e shqiptarit.

Nga denoncimi i vajzës në polici, 23 vjeçari i kërkoi asaj që të kishin intimitet, por ajo e refuzoi dhe në ato momente shqiptari e përdhunoi.

Mësohet se vajza është në gjendje psikologjike të rëndë dhe autoritetet përkatëse në Argos kanë arrestuar shqiptarin, i cili ndodhet tashmë në komisariat, ku ka mohuar akuzat e vajzës, e cila ndodhet në spitalin e Kastorias.

Mjekët kanë gjetur plagë e dëmtime në trupin e 16 vjeçares dhe pritet që ajo të ekzaminohet më në detaje nga mjekë ekspertë në Kozani për të vërtetuar akuzën e përdhunimit.