Greqi/ Tsipras refuzon koalicion me rivalin e tij

409
Në një debat televiziv tepër interesant, i pari i një lloji të tillë në Greqi, liderët e dy partive rivale për pushtet, Aleksis Tsipras dhe Evangelos Meimarakis kanë shigjetuar njëri-tjetrin dhe janë përpjekur gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend të fitojnë votat e grekëve të pavendosur. Përsëri përballë gjashtë gazetarëve të shquar të kanaleve private dhe drejtuesit të kanalit shteteror nga ku u zhvillua ky debat, ata kanë debatuar duke shpalosur strategjinë e partive të tyre. Tsipras ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të një koalicioni me rivalin e tij kryesor nëse ai fiton zgjedhjet e së dielës. Ai ka kërkuar një shans të dytë për të vazhduar të luftojë kundër varfërisë dhe korrupsionit dhe ka mbrojtur punën dhe përpjekjet e qeverisjes së tij të shkurtër dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të tretë ndihme.
Sigal