Greqi/ Tsipras: Në nëntor do të lehtësohet borxhi

477
Kryeministri Aleksis Tsipras, deklaroi në një intervistë për një radio vendase se në nëntor të këtij viti, Greqia do të përfitojë lehtësim të borxhit falë marrëveshjes që është arritur me kreditorët ndërkombëtarë.
Sipas tij, kjo është vetmja mënyrë që të shmanget “Grexit”.
Ai tha se ishte i detyruar të mbyllte me sukses bisedimet e 12 korrikut, pasi nëse do të largohej, ashtu siç i thoshte zemra të bënte, atëherë Greqia, por edhe të gjithë tregjet botërore financiare do të kalonin në kaos total.
“Nuk kam asnjë peng nga muajt e fundit. Greqia është lajmi parë kudo dhe shihet me sy pozitiv. Për krediorët ishte një fitore se ajo e Pirros, ndërsa për ne, një fitore e madhe morale” thotë Tspiras. 
Kryeminsitri pranon gjithsesi se negociatat ishin të ashpra dhe se institucionet nuk janë treguar neutrale me të dhe qeverinë e tij, por konfirmon se Franca dhe Italia i kanë qendruar më pranë, ndryshe nga Gjermania.
Të enjten, Tsipras do të përballet me anëtarët e komitetit qendror të Syriza-s, të cilëve, sipas mediave greke, do t’i bëjë thirrje të mos pengojnë zbatimin e reformave pasi në të kundërt qeveria do të bjerë.
Megjithatë, kreditorët janë optimistë se marrëveshja do të realizohet.
Eurokomisioneri për ekonominë, Pier Moskovici, tha për një radio franceze se “Grexit” tashmë është lënë pas dhe se objektivi primar tani ishte ulja e papunësisë në të githë eurozonën.
Ndërsa aleati i Angela Merkelit, kryeministri i landit të Bavarisë, Hërst Zehofer, citohet nga “Die Welt” të thotë që dalja e Greqisë nga monedha e përbashkët do të sillte kaos, por mund të jetë e pashmangshme nëse vendi nuk i vë në zbatim masat shtëgnuese.
Sigal