Sigal

GREQI- Tre ditë pas zjarrit masiv që përfshiu Atikën lindore, ku deri më tani janë konfirmuar 81 të vdekur, qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Mes ankthit, familjarët të dëshpëruar nuk dinë ende asgjë rreth fatit të të dashurve të tyre, ndërsa ende nuk ka një numër të saktë të personave të zhdukur.

‘Zougla.gr’ shkruan se zëdhënësi i zjarrfikësve Stavroula Malki u kërkoi të afërmve të personave të pagjetur që të paraqiten pranë Laboratorit të Shërbimit Ligjor në Universitetin e Athinës për t’u informuar mbi procedurën që duhet ndjekur lidhur me identifikimin e viktimave, ndërsa atyre do t’u merret edhe një mostër e ADN-së.