Sigal

Katër shqiptarë dhe një grek janë  arrestuar pasi trafikonin drogë në lokalet e Athinës.

Media helene eKathimerini bën me dije se mes te arrestuarve edhe kreu i grupit, një shtetas shqiptar, 32 vjeç.

Policia greke sekuestroi doza kokaine me peshë 400 gramë si edhe 43.000 euro, 47.000 lekë, 286 dollarë, 5 automjete, nje motoçikletë dhe 17 celularë

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për pjesëtarë të tjerë të grupit.