Greqi, tërmet 5.6 ballë në Kretë, s’ka viktima

424
Ishulli i Kretës është prekur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me intensitet prej 5.6 ballë sipas shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra ka qenë në thellësi 10 km. Deri më tani nuk ka informacione për viktima por mediat greke raportojnë se tërmeti shkaktoi ndërprerje të energjisë në Heraklion. Lëkundja është ndjerë në disa rajonë në pjesën veriore të Kretës, ndërsa banorët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre.
Sigal