Greqi/ Tentoi të kalonte me 3 mijë euro të vjedhura, arrestohet shqiptari

415
Policia greke arrestoi një shqiptar që kishte vjedhur 3 mijë Euro në një banesë në ishujt Speces dhe më pas ishte larguar për në qytetin e Mesolongit, që lokalizohet disa orë larg ishullit.Shtetasi nga Shqipëria u kap pikërisht në këtë qytet pas informatave që autoritetet kishin marrë në rrugë operative dhe falë hetimeve në kohë rekord.

Policia helene mund të konsiderohet me fat sepse shqiptari u arrestua në limitet e kohës pasi kishte vendosur që të kthehej në Shqipëri.Gjatë kontrollit atij iu gjet edhe shuma e parave të vjedhura prej 3 mijë Euro. Nga verifikimet, shqiptari rezultoi se qëndronte në shtetin grek në mënyrë ilegale. Kështu, përveç akuzës së vjedhjes, mbi të rëndon edhe ajo e qëndrimit të paligjshëm.

Sigal