Greqi/ SYRIZA, aleate për emigrantët shqiptarë

573
Shpëtim Zinxhiria
Vitet e fundit Greqia ka hapur një faqe të re në marrëdhëniet me emigrantët shqiptarë, që dikur shiheshin si një bombë në duart e shtetit, e që do të plaste nga çasti në çast. Kjo i dedikohet qeverisë së sotme me kryeministër 42-vjeçarin Alexis Tsipras, si dhe menaxhimit të mire të situatës nga Ambasada jonë në Greqi. Duhet të kalonin 23 vite agonie që komuniteti shqiptar të ketë për aleatë vete qeverinë aktuale, një qeveri e cila në këto tre vite të fundi ka ndjerë mungesën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. SYRIZA erdhi në pushtet, falë bashkimit 19 organizmave të ndryshme të majta. Sot ajo përbën një histori për shtetin grek, pasi është rasti i parë që këtë vend e udhëheq një parti e majtë radikale, një 40-vjeçar që i vetëm ka përballë një Evropë të tërë. Qeveria SYRIZA shihet nga emigrantët shqiptar si një frymëmarrje dhe një element pozitiv, pasi për 25 vite të shkuara përbënin komunitetin e “skllevërve modern”. Komuniteti shqiptar në Greqi gjatë tërë viteve të emigracionit u përball me politika të ashpra për emigracionin, u përballë me pesë kryeministra, dy të ideologjive të djathta dhe tre të majta si: Kostandino Micotaqis, Andrea Papandreu, Kostas Simitis, Kostas Karamanli dhe Jorgo Papandreu. 

Janë ish-kryeministra të majtë që ndërtuan ligjet nga më të ashpra në Europë për legalizimin e tyre, gjë që deri më sot asnjë emigrant nuk ka marrë statusin e emigrantit, ashtu siç e kanë marrë emigrantët në vendet e tjera të BE. Ligji më i ashpër u konsiderua me qeverisjen e socialistëve më 1997, me ish kryeministër z. Kostas Simitis, që kërkonte që në procesin e legalizimit të përjashtonte komunitetin shqiptar, duke mos harruar qeverinë ekstremiste të Andonit Samaras, që shfuqizoi ligjin e paraardhësit të tij të Jorgo Papandreut, lidhur me ithagjenien dhe dhënien e shtetësisë. Pra, këto dy partitë të mëdha ishin zinxhirët e skllavërisë për emigracionin shqiptar, aq sa kur ftoheshin marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve të parët ishin emigrantët. Kjo tragjedi i përket të kaluarës, duke lënë nga pas vitet më të errëta të emigracionit. Sot, Kryeministri 42 – vjeçar i ardhur nga partia SYRIZA ka në programin e vet një platformë ndryshe nga ish qeveritë e mëparshme për emigrantët dhe këtë gjë e ka treguar në praktikë edhe kur ishte në opozitë. Ardhja në pushtet është mirëpritur nga gjithë komunitet e emigracionit në këtë vend, së bashku edhe atë shqiptar, pasi e konsiderojnë këtë qeveri si një aleat të tyre. Ai vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore, nuk ka asgjë të përbashkët me oxhaqet e familjeve të dëgjuara politike. Është me profesionin arkitekt dhe me besim fetar ateist. Alexis Tsipras bashkëjeton me Betty Baziana (diplomuar në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Patras, Inxhinierisë Kompjuterike) ka dy djem. 

Anëtaret e kabinetit të qeverisë SYRIZA kur ishin në opozitë ishin përkrahës në mbështetje të emigrantëve në Greqi, jo vetëm nga ana teorike dhe fjalime, por në praktike, duke marrë pjesë në protesta dhe demonstrata që kanë zhvilluar emigrantët në Greqi. Partia SYRIZA që në fillim ka patur brenda partisë së saj emigrantë me ngjyrë, sot ka deputete një grua nga Bullgaria (pastruese) gjë që tregon qartë se ka një ndryshim të madh me qeveritë e mëparshme, të cilët luanin me kartën “Karton i Kuq” për emigrantët. Kjo gjë është pare më parë nga të gjitha qeveritë që luanin kartën magjike ndaj emigrantëve në tërësi, si një kërcënim që i vjen Greqisë. Besoj se emigrantët shqiptar në Greqi nuk do të kenë një qeveri që do të abuzojë në emrin e tyre për çka ndodh në këtë vend, siç ndodhte më parë që emigrantët janë një kërcënim për Greqinë, pasi kjo duket qartë se sot që emigrantët shikohen njëlloj si vendasit, pa asnjë dallim. Emigrantët jetojnë së bashku me popullin vendas, që ka një borxh të jashtëm rreth 360 miliardë euro dhe borxh të brendshëm sa dyfishi i saj. Kriza ka ndikuar në mbylljen e shumë bizneseve shqiptare, ku dikur ishin krenarë, pasi përfaqësonin shtetin e tyre në panairet ballkanike dhe europiane. Qeveria SYRIZA, në radhë të parë do të mbajë premtimin që i ka dhënë popullit vendas, si rritja e pensioneve dhe rrogave, apo ulja e papunësisë dhe rikthimi i të pushuarve nga puna nga ish qeveria e parë, pasi kjo erdhi në qeveri me këto premtime. Kjo qeveri është në favor të emigrantëve për faktin se u rrit atyre besimin, moralin dhe psikologjinë që këto vite ishin bërë një sëmundje e rëndë nga politikat raciste të qeverisë. 


Këto ditë parlamenti grek miratoi një ligj për legalizimin e emigranteve, të cilët ishin privuar në ligjet e kaluara. Në aspektin politik SYRIZA tenton për të sjellë një frymë të re miqësie në mes dy vendeve tona, pasi qëndrimet e kësaj qeverie janë ndryshe ndaj qeverisë së parë. Ajo kërkon të kthejë pas kohën e humbur në marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë. Fatkeqësisht asnjë parti e majtë politike deri më sot nuk kishte bërë të mundimi për një bashkëpunim, pasi qëllimi i kësaj force mbetet të lidhet me forcat e majta europiane dhe ballkanike. Ditë më parë, pata rastin të bisedoja ne një takim me kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Evropën me z. Stelios Papas. Në këtë bisedë u theksua se Greqia dhe Shqipëria kanë shumë gjera të përbashkëta, jo vetëm në politikë por edhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore. Gjithashtu u theksua se nga qeveria shqiptare nuk është bërë asnjë përpjekje për një takim të përbashkët midis dy vendeve, në një kohë që në këtë vend ndodhet komuniteti shqiptar, më i madhi që përben 64% të të gjithë emigracionit. Deri më sot nga SYRIZA nuk janë parë pretendime të ndryshme, as janë dëgjuar apo shkruar pikëpamje ekstremiste, lidhur me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pasi problemi kryesor i tyre tashmë është dhe mbetet Evropa, marrëdhëniet me vendet e tjera, duke parë reagimet e para që filluan me Anglinë dhe Gjermaninë. Me ardhjen në pushtet të partisë SYRYZA, u bë e mundur rishikimi dhe përmbysja e ligjit të ish kryeministrit Samaras, që kishte ndaluar dhënien e ithagjenies, Fitorja e SYRIZËS në Greqi përbën një fitore për të Majtën Evropiane, por si gjithnjë shqiptarët janë të vetmit që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Por është kjo parti që tashmë qëndron në krah të emigrantëve, duke bërë realitet premtimet që u bënë gjatë fushatës elektorale, është kjo aleancë që ndihmon gjithmonë e më shumë integrimin e emigrantëve në shoqërinë vendase, është kjo qeveri që hap shtigje në marrëdhëniet midis dy vendeve, aq sa kryeministri shqiptar më parë kishte ftuar në Shqipëri kryeministrin Aleksis Cipras. 
Figura e Alexis Tsipras
Alexis Tsipras lindi më 28 korrik, 1974. Është një politikan grek, kryetar i Koalicionit të Majtë Radikal dhe kryeministri i Greqisë pas zgjedhjeve të 25 janarit 2015, që nga 27 gusht 2015 dhe përsëri më 21 shtator 2015, pas zgjedhjeve parlamentare shtator 2015. ai është një nga nënkryetarët e Partisë së majtë Evropiane. Ka zhvilluar veprimtarinë politike nga vitet e tij të shkollës, që marrin pjesë në organizata të majta. Në vitin 2006 ishte kandidat për kryetar të bashkisë së Athinës, me mbështetjen e Koalicionit (SYN). Në Kongresi i 5 të SYN, në shkurt të 2008 u zgjodh kryetar i partisë me 70%. Në zgjedhjet e vitit 2009 për herë të parë është zgjedhur deputet nga Koalicioni i së Majtës Radikale (SYRIZA), forma aleate në të cilën SYN ka marrë pjesë në Athinë parë. Më pas, ai bëhet kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA. Në zgjedhjet e vitit 2012 SYRIZA doli si partia e dytë, duke zënë pozitën e liderit të opozitës. Në korrik të vitit 2013, pas shpërbërjes së SYN dhe transformimin SYRIZA në një parti të vetme, ai bëhet kryetari i partisë. Në zgjedhjet e vitit 2014, paralelisht me zgjedhjet në Greqi, ai ishte kandidat për postin e kryetarit të Partisë së Majtë Evropiane të Komisionit Evropian. 
Sigal