Greqi/ Shqiptari arrestohet në sy të gruas dhe fëmijës

537
Sigal

Policia greke ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, pasi e ishte nën vëzhgim prej disa ditësh, nga Task Forca kundër Drogës në Volos të Greqisë.

Atij ju gjetën rreth 13.5 kg hashash, të fshehur në një zonë në Anemoutssa, sipër Agrisë, si edhe një shumë prej 25 mijë eurosh.

Shqiptari u arrestua mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Agria, në prani të gruas dhe tre fëmijëve të mitur.

Policia e ka referuar materialin në prokurori dhe të martën, shqiptari pritet të dalë përpara drejtësisë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Image

Policia me ndihmën e qenit, gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e 43-vjeçarit, 13 pako me kanabis të papërpunuar 13,47 kg, shumën prej 24,780 € si dhe një telefon celular.

Shqiptari ishte duke ‘kontrabanduar’ drogën në një pronë në vargmalin e Anemucës, ndërsa e kishte vendosur në një vazo të madhe duke e fshehur mes bimëve.

Oficerët ishin njoftuar se ai po trafikonte sasi të mëdha droge dhe e kishin vëzhguar prej ditësh për të gjetur bashkëpunëtorët e tij të mundshëm, por kjo nuk ndodhi.