Sigal

Këtë mëngjes një shtetas shqiptar mundi të arratisej nga paraburgimi i Atikës në Athinë, duke i shpëtuar kësisoj burgut.

Policia greke ka publikuar këtë pasdite foton e 40 vjeçarit, i cili preu hekurat e qelisë dhe u arratis përmes dritares.

Shqiptari u ndalua më 19 nëntor pë grabitjen e dy të moshuarve nën kërcënimin e armës. Ai u mori të moshuarve plot 2 mijë dollarë, por arriti të ndalohej prej policisë.

Arratisja e tij nga qelia u bë lajm kudo në Greqi. Me shqiptarin një tjetër i paraburgosur grek kërkoi të arratisej, por ky i fundit u kap në kohë nga rojet e sigurisë.

Mbetet ende mister sesi shqiptari arriti të sharronte hekurat e qelisë, e mbi këtë çështje ka nisur një hetim i brendshëm për të zbuluar se kush ka qenë bashkëpunëtori i “jashtëm” që shqiptari ka patur në ambientet e paraburgimit.