Greqi – Sekuestrohen 67 kg marijuanë e fshehur në traktor, në pranga një 45-vjeçar

404
Sigal

Policia greke ka sekuestruar 67 kg drogë në limanin e Patras, ndërsa në pranga ka rënë një 45-vjeçar.

Mësohet se lënda narkotike, e cila transportohej me traktor, ishte ndarë në 63 pako. Po ashtu bëhet e ditur se droga kishte si destinacion Italinë, ndërsa drejtësi i mjetit nuk dihet nëse është shqiptar apo grek.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.