Sigal

Rradhë të gjata u formuan në spitalet në Athinë dhe gjetkë nga njerëz të thjeshtë që iu përgjigjën thirrjeve për dhurim gjakut për viktimat e zjarrit në Attikë.

Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut të martën bëri një thirrje urgjente për të gjithë ata që mund të japin gjak.

“Në këto momente të vështira, le të kontribuojmë të gjithë ne sa mundemi. Njerëzit kanë nevojë për gjak, në një kohë që numri i dhuruesve ka rënë për shkak të verës “, tha Qendra në një deklaratë.

Grekët u përgjigjën me entuziazëm duke nxituar në qendrat e dhurimit të gjakut në spitalet e Sismanoglio, Thriasio dhe Elpis, si dhe qendrat e dhurimit të gjakut në Attica, Chalkida, Korint.

Më shumë se 180 persona janë shtruar në spital në spitalet e Attikës pas zjarrit që i mori jetën të paktën 76 personave, ndërkohë që dhjetra persona ende mungojnë.