Greqi, puntorët grevë 24-orëshe, kundër masave shtrënguese të qeverisë

440
Puntorët grekë kanë organizuar një grevë 24-orëshe për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë. Dy prej sindikatave më të mëdha, që përfaqësojnë plot 2.6 milionë puntorë, marshuan në rrugët e kryeqytetit. “Po protestojmë për kualitetin e jetëve tona, e cila është shkatërruar”, thotë ky protestues i quajtur Vasilis. E

dhe partitë opozitare janë shprehur kundër masave ekonomike, duke deklaruar se nuk do t’a mbështesin reformën e pensioneve. Në lidhje me këtë të fundit, qeveria duhet të paraqesë edhe një plan veprimi brenda muajit dhjetor, në kuadër të marrëveshjes së fundit të shpëtimit, të firmosur me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Gjatë marshimit të qytetarëve, disa protestues nisëm të qëllonin me gurë në drejtim të policisë, por pa shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sigal