Greqi, përplaset me shkëmbinjtë varka me refugjatë, 3 të vdekur

424
Një grua dhe dy fëmijët e saj janë viktimat e një tjetër tragjedie sot në ujërat e ftohta të Egjeut, pas përplasjes së varkës së tyre me disa shkëmbinj nënujorë në brigjet e Mytilinit. Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës në afërsi të ishullit grek, pak përpara se gomonia me 63 emigrantët në bord të mbërrinte në brigjet greke.

Dëshmitarët okularë thanë se, rreth 10 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa një nënë dhe dy foshnjat e saj të mitura nuk mundën të shpëtojnë. Policia greke tha se po heton për rastin, por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e trafikantëve, që dërguan gomonen nga brigjet turke drejt atyre greke.
Sigal