Greqi/ Përleshje në burg, vritet një shqiptar

476
Sigal

Sot në mëngjes 1 Maj 2019  ka pasur një përleshje midis shqiptarëve dhe disa grupeve të tjera në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla.

Nga përleshja që ka qenë e përgjakshme, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas dërgimit në spital, ka humbur jetën, pasi nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra në gjoks dhe në këmbë.

Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 29-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Gjatë 20 ditëve të fundit është vdekja e dytë që ndodh ne këtë burg.