Greqi, për herë të parë një femër në krye të qeverisë

427
Nga sot Greqia do të ketë një kryeministre femër. Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vasiliki Thanou do të mbajë këtë post deri në zgjedhjen e një kreu të ri në qeveri.
Kjo detyre i kaloi asaj pasi asnjë parti nuk arriti të formonte qeveri teknike. Kjo është hera e parë që Greqia do të ketë një kryeministre femër, edhe pse jo e zgjedhur.
Por, pavarësisht se ajo do të mbajë përkohësisht këtë post Thanou do të betohet para presidentit të Republikës.
Pas dorëheqjes së kryeministrit, Aleksis Cipras Greqia do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 20 shtator.
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos pritet që të marrë sot vendimin për shpërndarjen e parlamentit.
Pas betimit të kryeministres që do të bëhet sot në darkë, nesër pritet të betohet kabineti i ri qeveritar i përkohshëm. 
Sigal