Greqi, parlamenti legalizon martesat e homoseksualëve

192
Parlamenti grek ka miratuar me shumicë dërrmuese ligjin për legalizimin e martesave mes të njëjtit seks, saktësisht me 193 voto pro dhe 56 kundër. Në këtë ligj trajtohen të gjitha çështjet familjare që nga trashëgimia, kujdesi mjekësor apo edhe pensioni familjar. Ndërsa vetëm dy vjet më parë Greqia u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për diskriminim të homoseksualëve.
Në lidhje me këtë miratimit Tsipras është shprehur : “Ditë historike. Është një ditë e rëndësishme për të drejtat e njeriut”. Sipas Aleksis Tsipras, ky votim i jep fund një epoke turpi dhe vonese.