Greqi/ Panik në ishull, tre tërmete të njëpasnjëshëm tronditin zonën

487
Sigal

Tre tërmete njëra pas tjetrit kanë tronditur pasditen e kësaj të mërkure ishullin e Zakynthos. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti i parë ka rënë në orën 18:15 me një shkallë prej 3.8 Rihter.

Ndërkohë, ky tërmet do të pasohej edhe nga dy tërmete të tjerë në një hark të shkurtër kohorë. Tërmeti i dytë do të vinte dy minuta më vonë, në 18:17 përsëri në Zakynthos, me të njëjtën madhësi prej 3.8 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërsa,tërmeti i tretë do të vijonte më vonë, në orën 19:00, po në këtë zonë, i një madhësie 3.1 Rihter me një thellësi prej 10 kilometrash.