Greqi, nis punimet Parlamenti i ri

498
Betimi i Parlamentit të ri dhe zgjedhja e kreut të tij, me 181 vota nga 297 deputetë të pranishëm, i hapin rrugë qerisë së re greke të fillojë menjëherë zbatimin e reformave të domosdoshme, që duhet të kalojnë më parë për miratim nga organi më i lartë i demokracisë në Greqi. Parlamenti i ri duhet të miratojë një sërë reformash, që kanë lidhje me taksat, pensionet, sistemin shëndetësor, sektorin financiar dhe shërbimet publike, në mënyrë që Greqia të marrë nga huadhënësit e saj ndërkombëtar 8 mld euro deri në fund të vitit, 2 mld brenda këtij muaji, nga paketa e madhe e ndihmës prej 86 mld eurosh. Këtë e ka pohuar edhe vetë kryeministri Alexis Tsipras, para grupit të tij parlamentar, duke iu kujtuar deputetëve të partisë që ai kryeson, se përse populli u dha përsëri votën.
Sigal