Greqi, Merkel: S’ka marrëveshje me çdo kusht!

474
Kancelarja Angela Merkel u shfaq besnike ndaj qëndrimeve të saj për krizën greke, duke thënë se nuk do të ketë marrëveshje me çdo kusht duke shkelur parimet e Bashkimit Europian.
Në fjalimin e saj në parlamentin gjerman, Merkel pranoi se sfida që ka përpara Gjermania dhe eurozona është masive, por theksoi se unioni nuk do të preket nga trazirat në Greqi.
“Këtu nuk bëhet fjalë për disa miliarda euro, çështja është praktikisht për mënyrën se si Bashkimi Europian do të qendrojë konkurrent në botë”, tha Merkel para Bundestagut, duke shtuar se çdo kompromis do të duhet të miratohet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili nuk mori pagesën e radhës nga Greqia.
Sigal