Greqi/ Media: Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, çështje orësh

483
Ndërkohë që Mekanizmi për Stabilitetin Europian, miratoi këstin e parë të ndihmës për Greqinë, duke i dhënë dritë jeshile lëvrimit të tij, mediat greke shkruajnë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në vend është çështje orësh.
Sipas mediave, kryeministri Aleksis Tsipras do të takojë sot në 14:00 me orën lokale, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe partisë në kryeministri, takim ku pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme dhe të shpallet data e tyre. Sipas mediave greke, këto zgjedhje mund të zhvillohen më 13 ose 20 shtator.
Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim të tillë, por më herët Tsipras paralajmëroi se me miratimin e marrëveshjes me kreditorët, do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, për shkak të kundërshtive që ka hasur në gjirin e partisë së tij.
Sigal