Greqi: Mbyllen muzeumet, zhgënjehen turistët

421
Greva e punonjësve të muzeumeve dhe sajteve arkeologjike, ka mbyllur gjithcka në Greqi, duke zhgënjyer mijëra turistë që mbetën në dyert e muezumeve e monunteve më të famshme, duke goditur kështu rëndë, edhe një nga industritë më fitimprurëse të shtetit helen, turizmin. Punonjësit, mirëmbajtësit dhe rojet e sigurisë, kishin kycur gjithcka për të dalë në protestë dhe të vetmit që rrinin pranë tyre ishin turistët e huaj, që nuk e dinin cfarë po ndodhte. Kjo ka ndodhur për të tretën herë brenda 2 muajve. Punonjësit e tyre e kishin bërë të ditur më herët se do të mbyllnin gjithcka, e madje qëllimisht sdo të lejonin të hynte brenda asnjë turist i huaj apo vendas.

Një prej tyre, ranald ramos, tha se kishte ëndërruar prej vitesh të vizitonte greqinë dhe tashmë u zhgënjye. “Bëra gjithë këtë rrugë nga Filipinet përtë ardhur këtu, për të parë Akropolin, kam lexuar gjithcka në libra, për lavdinë e tij” tha ranald i ulur pranë një parku, jashtë Akropolis. “Doja të vizitoja gjithcka kisha dëgjuar për Greqinë. Por tani jam shumë i zhgënjyer sepse kisha 8 vjet që prisja të vija dhe tani jam këtu por kjo është e mbyllur sepse ka një grevë”. Një turist amerika, Arun, tha se qveria nuk duhet të lejojë që këto sajte turistike të mbyllen kur të duan punonjësit e tyre.

“Nuk e di situatën politike këtu por mendoj se ky është një sajt historik botëror. Mendoj se unë dhe kushdo tjetër ka të drejtë të hyjë brenda” tha ai. “Jam shumë i zhgënjyer që jam këtu dhe skam mundësi të shoh njën nga sajtet më të famshme të Greqisë”. Një tjetër turist, nga Polonia, Kuba, tha se ai e mirëkuptonte atë cka ndodhte. “Ka sens e gjithë kjo që po ndodh, ndonëse ne turistët nuk kemi faj për gjendjen e Greqisë” tha ai. Reformat e reja të miratuara nga qeveria e tsipras, si pjesë e kërkesave të dnërkombëtare, do të hyjnë në fuqi në muajin janar.
Sigal