Sigal

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë të përdhunimit të 16-vjeçares shqiptare. Bëhet fjalë për një familje të thjeshtë emigrante nga Shqipëria, të vendosur në Itea, Fokida prej 20 vjetësh.

Babai monstër u lindur në vitin 1977 bashkë me gruan, e datëlindjes 1972 kryejnë punë të rëndomta ndërsa kanë dy fëmijë, një djalë të shëndetshëm 15-vjeçar dhe vajzën 16-vjeçare, me një sërë problemesh si paralizë fizike, prapambetje mendore dhe mikrokefalia.

Vajza ka shkallë të lartë invaliditeti, nuk lëviz dot vetëm, ndërsa me ndihmën e shkollës për fëmijë me invaliditet, ndiqte normalisht programin e posaçëm mësimor. Rreth 10 ditë më parë vajza u dërgua në Spital në Amfisa me dhembje dhe hemorragji, ku pak orë më pas dështoi.

Theksohet se mamaja është e punësuar në shtëpi greke dhe nuk fle me familjen natën, për vajzën kujdesej vëllai dhe i ati. Nga testi ADN i embrionit u zbulua se i ati ishte vetë babai monstër. Të shokuar janë e gjithë komuna e Iteas që e njohin prej vitesh familjen e thjeshtë emigrante. Sot babai monstër u mor në pyetje ndërsa u dha afat 48-orësh për përgatitjen e mbrojtjes. Babai mbahet në policinë e Iteas.