Greqi, kryeministri Aleksis Tsipras pret marrëveshjen me BE javën tjetër

438
ATHINË – Kryeministri Grek Alkesis Tsipras thotë se Greqia është në një pikë kritike të përmbylljes së bisedimeve me kreditorët ndërkombëtarë dhe se beson në arritjen e një marrëveshje deri më 9 maj.
Objektivi i qeverisë Greke është të përmbyllë negociatat me partnerët e Bashkimit Europian këtë javë ose javën tjetër. Deklarata e Tsipras erdhi në një intervistë për një media greke, ku ai mbrojti dhe ministrin e financave Janis Varoufakis që ishte mënjanuar nga skuadra e negociatorëve të hënën.
Kryeministri pranoi se në bisedimet me partnerët e BE-së ishin bërë gabime, megjithatë mbrojti Varoufakis si një aset të rëndësishëm të Greqisë duke u shprehur se ai i ka mërzitur kolegët Europianë, ndoshta sepse fliste gjuhën e tyre më mirë se ata.
Negociatat e Greqisë tashmë do të drejtohen nga një tjetër ekonomist në qeveri, Euklid Tsakalotos. Arritja e një marrëveshje mes Greqisë dhe Eurogrupit, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Europiane është jetësor për të ardhmen e vendit, pasi mos plotësimi i kushtit mbi reformat ekonomike nuk lejon Greqinë të marrë këstin e fundit të borxhit prej 7,2 miliardësh nga BE. 
Sigal