Sigal

Një i burgosur shqiptar në Greqi është dërguar urgjent në spital pasi kishte konsumuar alkool në burg dhe humbi ndjenjat.

Shiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, ndodhej në burgun e Trikalas dhe u dërgua në spital pak para mesnatës të së premtes me simptomat akute të dehjes.

Në burg u bë një mobilizim i madh për transferimin e tij në urgjencën e spitalit të Trikala para se gjendja e tij të përkeqësohej dhe, falë ndihmës së mjekëve gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.

I burgosuri, i cili vuan dënimin për trafikim droge, do qëndrojë në spital derisa të jetë jashtë çdo rreziku për jetën, raportojnë mediat greke.

Kur situata u qetësua, u nisën hetimet për të zbuluar sesi i burgosuri shqiptar kishte arritur të posedonte alkool pa u kuptuar nga personeli i burgut.

Ndërsa po shqyrtohet mundësia se ka konsumuar një lloj tsipouro, e bërë brenda në burg me fruta.