Greqi, Kathimerini: Kotzias premtoi në Tiranë pavlefshmërinë e ligjit të luftës

547
Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë ka gjetur pasqyrim edhe në shtypin grek. Gazeta “Kathimerini” shkruan se kreu i diplomacisë greke premtoi në Tiranë rregullimet ligjore për të hequr çdo dyshim mbi pavlefshmërinë e ligjit të luftës mes dy vendeve.
Po ashtu edhe qëndrimet e palëve për çështjen e kufirit detar dhe rishikimin e traktatit të miqësisë janë përcjellë me një klimë pozitive nga mediat vendase. Mosmarraveshjet me Shqipërinë për shelfin kontinental kanë ngritur pikëpyetje për përfshirjen ose jo të “Bllokut 1” në detin Jon në tenderin për dhënien me konçesion të zonave të kërkimit të naftës në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Gazeta “Kathimerini” shkruan se sot përmbyllet dorëzimi i ofertave për kërkimet e naftës në detin detin Jon dhe detin e Kretës. Kompania shtetërore “Hellenic Petrolium” dhe ajo franceze “Total” mësohet se kanë blerë studimet sizmike për këto zona, çka është dhe parakusht për pjesëmarrjen e një kompanie në tender.
Nuk dihet ende nëse studimet sizmike janë blerë edhe nga kompanitë Edison, Shell dhe BP që kanë shfaqur interes për konçesionet greke të naftës në detin Jon.
Suprizë do të jetë pjesëmarrja në tender e kompanisë “Exon Mobil” që po ashtu ka blerë studimin sizmik të këtij blloku nga kompania norvegjeze e naftës PGS.
Sigal