Greqi, kapen dy transportues shqiptarë me kanabis

442
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pranë Konicës, të cilët u kapën duke transportuar drogë.

Mediat greke raportojnë se ata udhëtonin me makinë, brenda së cilës kishin fshehur 3 pako me 31 kg hashash.

Makina drejtohej nga një 43-vjeçar, kurse pasagjer ishte një tjetër shqiptar 41 vjeç.

Ky i fundit kishte dokumente të parregullta të qëndrimit në Greqi.

Nga hetimet rezultoi se makina me të cilën udhëtonin shqiptarët ishte marrë me qira prej tyre. Policia sekuestroi gjithashtu edhe katër celularë dhe 250 Euro.
Sigal