Greqi – Janinë, 30 vjeçari shqiptar kapet me 14 kg kanabis në makinë

77
Një 30 vjeçar shqiptar u arrestua me 14 kg kanabis të tharë dhe të paketuar. Arrestimi i tij u krye në autostradën “Antirriou” të Janinës.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 12 pako të fshehura në bagazhin e makinës. Përveç sasisë së drogës, policia i ka sekuestruar edhe një shumë prej 430 euro dhe telefoni celular i shqiptarit, me të cilin ka komunikuar për transportin e drogës.
Policia greke ka konfiskuar edhe automjetin, me të cilën është trafikuar droga.
Shqiptari është arrestuar edhe më herët nën akuza të njëjta si pjesë e një organizate që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Shqiptari është dërguar pranë prokurorit publik në Agrinio.