Greqi, ja qeveria e Aleksis Tsipras Nga 19 ministri tani 10 ministri

508
Sigal

Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Tsipras bashkë me aleatin e tij në qeveri ka ndërtuar ekipin me të cilin do të qeverisë vendin.  Qeveria e re përbëhet nga ministrat e partise se ekstremit të majtë “Syriza” dhe partia e djathtë, “Grekët e Pavarur”.  Ky është një nga premtimet e mbajtura të Tsipras pasi nga 19 ministri do të ketë 10 ministri. Gjithashtu do të ketë edhe disa ministra pa portofol.

Lista e plotë e qeverisë së re greke

Kryeministër: Aleksis Tsipras
Nënkryeministër: Janis Dragasakis
Ministër i Brendshëm, i Administratës, Rindërtimit: Nikos Voutsis
Ministër pa portofol për reformën administrative: Jorgos Katrungalos
Ministër pa portofol i rendit publik dhe mbrojtjes së qytetarit: Janis Panousis
Ministre  pa portofol për emigracionin: Tasia Hristodoulopulou
Zëvendësministre për Maqedoninë dhe Trakën: Mari Kolia Tsarouha
Ministër i Ekonomisë, Infrastrukturave, Marinës dhe Turizmit: Jorgos Stathakis
Ministër pa portofol i Infrastrukturave, Transpoerteve dhe Rrjeteve: Hristos Spirtzis
Ministër pa portofol i Marinës dhe Egjeut: Theodoros Dhritsas
Ministre pa portofol e turizmit: Elena Kountoura
Ministër i Rindërtimit produktiv, Mjedisit dhe Energjisë: Panajotis Llafazanis
Ministër pa portofol i mjedisit: Janis Tsironis
Ministër pa portofol i zhvillimit agrar: Vangelis Apostolou
Ministër i financave: Janis Varoufakis
Ministre pa portofol: Nadia Valavani
Ministër pa portofol: Kostas Mardhas
Ministër i Arsimit, Kulturës dhe Fesë: Aristidis Baltas
Ministër pa portofol për Kulturën: Nikos Ksidakis
Ministër pa portofol për Kërkimin dhe Novitetin: Kostas Fotakis
Zëvendësministër i sportit: Stavros Kontonis
Ministër i Punës: Panos Skourletis
Ministre pa portofol e solidaritetit social: Theano Fotiou
Ministre pa portofol për luftimin e papunësisë: Rania Antonopulou
Ministër i shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore: Panajotis Kouroumplis
Ministër pa portofol i shëndetësisë: Andreas Ksanthos
Ministër pa portofol i sigurimeve shoqërore: Dimitris Stratoulis
Ministër i jashtëm: Nikos Kotzias
Ministër pa portofol për Çështjet Europiane, Nikos Hountis
Ministër pa portofol për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eukleidis Tsakalotos
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Panos Kamenos
Ministër pa portofol: Kostas Isyhos
Zëvendësministër: Nikos Toskas
Ministër i Drejtësisë: Nikos Paraskevopoulos
Ministër i shtetit për luftimin e Korrupsionit: Panajotis Nikoloudis
Ministër shteti për koordinimin e punës së qeverisë: Alekos Flambouraris
Zëvendësministër: Terenc Kuik
Ministër i shtetit: Nikos Papas
Zëvendësministër pranë kryeministrit dhe zëdhënës i qeverisë: Gavriil Sakelaridis.
Për postin e kryetares së Parlamentit do të propozohet deputetja Zoi Konstantopoulou.
 – See more at: http://shqiptarja.com/Bota/2728/greqi-ja-qeveria-e-aleksis-tsipras–nga-19-ministri-tani-10-ministri-268686.html#sthash.VAnB2Vq3.dpuf