Greqi/ I riu shqiptar goditet me thikë në rrugë disa herë nga një vajzë e re

470
Sigal

Një ngjarje e rëndë mësohet është shënuar sonte në mbrëmje në Heraklion të Greqisë.

Shqiptari është goditur disa herë me thikë nga një 22 vjeçare greke.

Policia greke nuk bën të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje, ndërkohë që mësohet se shqiptari është i moshës 22 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime se edhe shqiptari është konsumator.

I riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa e reja greke është arrestuar nga Policia.