Sigal

Policia greke ka sekuestruar një sasi drogash të forta, ndërsa në pranga ranë tre shqiptarë.

Mësohet se aksioni u mbajt në Athine, ndërsa në cilësinë e provës materialet u sekuestruan në një banesë 15 kg marijuanë, 2.5 kg hashash çokollatë, 1.1 kg kokainë, 1 peshore, 25 fishekë, etj.,

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar, ndërsa ata janë të moshave 33, 38 dhe 49 vjeç.

Shqiptarët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa aktualisht qëndrojnë në paraburgim.