Një punëtor pastrimi është vënë përpara një skene të rëndë në momentin kur zbuloi një kafkë njeriu brenda një kanali.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një zonë industriale në Prevezë të Greqisë, ndërsa dyshohet se është e një 26-vjeçari shqiptarë të vrarë disa muaj më parë.

Menjëherë pas zbulimit, kafka është dërguar në një laborator në Athinë dhe po pritet përgjigjia e ekspertizës.

Policia tha se dyshohet se kafka mund të jetë e Bledar Tërpollarit, trupi i të cilit u gjet disa muaj më parë me kokë të prerë në një kasolle në Igumenicë të Greqisë, ku ai punonte si bari.